Diego Godin tashmë dihet prej kohësh që sezonin e ardhshëm do të veshë fanelën e Interit. Nga Spanja tashmë po vijnë lajme që zbulojnë detaje që kanë të bëjnë me kontratën që mbrojtësi uruguajan do të firmosë me zikaltrit.
Sipas radios spanjolle ‘Cadena Cope’ Godin që do të shkojë te klubi milanez me parametra zero, do të firmosë me të një kontratë 3 vjecare me pagë prej 6.75 milionë Euro në sezon, shifër kjo që është 35% më e larte se ajo që përfiton me kontratën aktuale te Atletiko e Madridit prej 5 milionë Eurosh në sezon.
Nëse e gjithë kjo do të konfirmohet, Godin që ka 126 ndeshje me përfaqësuesen e Uruguajit, do të bëhet futbollisti më i paguar i skuadrës së Interit. Tashmë 33 vjecar, Godin ka fituar 8 trofe me Atletikon e Madridit dhe Kupën e Amerikës në 2011 me kombëtaren e tij. Ai ka nmisur kërkimet për një shtëpi në Milano pasi sipas Cadena Cope ai e ka kërkuar me ngulm transferimin te Interi.
Mësohet se Atletiko i kishte propozuar Godin rinovimin e kontratës edhe për 2 vjet me pagë 7 milionë Euro në sezon, por futbollisti e refuzoi atë pasi e kishte zgjedhur destinacionin e tij të ri, Interin.
sfidanti.al