Mançester Junajtid e mendon seriozisht; do tentojë blerjen e Arturo Vidal.

Arturo Vidal te Mançester Junajtid? Është një teori që mund të realizohet. në të vërtete sipas medias britanike, Djajtë e Kuq, po e mendojnë seriozisht blerjen e kartonit të mesfushorit kilian nga Bajerni i Mynihut në muajt e verës. Trajneri Zhoze Murinjo dëshiron të përforcojë repartin e mesfushës duke parë edhe situatën e krijuar.

Majkëll Kerrik ka shfaqur probleme në zemër, Felaini nuk ka rinovuar ende, ndërsa Ander Herrera duket se është pranë largimit nga Old Trafford, kështu që Vidal shihet si përforcimi i duhur në skuadër. Kontrata e Arturo Vidal me Bajernin skadon në verën e vitit 2019, por te Mançester Junajtid janë të bindur se do të mund ta sigurojnë shërbimin e tij më përpara duke parë edhe ardhjen e Leon Goretskës te Bajerni që mund të zvogëlojë hapësirat e Vidal.

Për më tepër, mesfushori kilian, nëse do të transferohet te Mançester Junajtid do të mund të bashkohet me bashkëkombatin e tij Aleksis Sançes i transferuar te Djajtë e Kuq  gjatë merkatos së janarit.

sfidanti.al