Ski, Lindsi Von e bën sërish, fitorja e 80 në Kupën e Botës

Moti i keq nuk e pengoi spektaklin në garën e zbritjes së lirë në Kupën e Botës në ski që u zhvillua në Garmish të Gjermanisë. Bora e rënë gjatë natës, e kompromentoi disi gjendjen e pistës por pa penguar zhvillimin e garës, garë që u fitua nga amerikania Lindsi Von, për të cilën ky ishte triumfi i 80 në Kupën e Botës, ndërkohë q ëu ngjit në podium për herë të 133 në karrierë. Në këtë garë Von u rivalizua fort nga italiania Goxha dhe e fitoi atë me vetëm 2 të qintat më pak. Në vendin e tretë u pozicionua austriakja Kornelia Hojter me 13 të qintat më shumë se Von.

Por në këtë garë nuk munguan as rrëzimet e skiatoreve sic ishte rasti i amerikaneve Zhaklin Uajls që u largua nga pista me helikopter sigurisht në një gjendje jo të mirë dhe Loren Ros. Duke u kthyer te klasifikimi, në vendin e katërt u pozicionua amerikania Brizi Xhonson e ndjekur ngaAna Vajt dhe Lara Gut

sfidanti.al