Lebron Xhejms te Golden Stejt? ‘The King’: Shpërtheva në të qeshura

Lebron Xhejms ditët e fundit ka qenë protagonisti i zërave të merkatos për shkak të një transferimi të mundshëm te Golden Stejt, zëra që e pështjelluan plotësisht botën e NBA. Rrjeti televiziv ESPN përpara disa ditës bëri të ditur se në fund të sezonit, Xhejms që do të jetë një basketbollist i lirë, mund të nisë bisedimet me drejtuesit e Uorriors për t’u bashkuar me Stiven Kërri dhe Kevin Durant. Një lajm që u përgënjeshtrua në mënyrë kategorike nga vete Xhejms.

‘Këtë mëngjes lexova shumë mesazhe në telefon nga persona që donin të dinin nëse klishte dicka të vërtetë në zërat që po qarkullojnë për të ardhmen time te Golden Stejt-tha Xhejms-shpërtheva në të qeshura. Këto zëra janë të pabaza dhe që diskretitojnë të gjithë punën që po përpiqem të bëj te Klivlend së bashku me stafin teknik. Tani i vetmi objektiv imi është të kuptoj sesi mund të rivalizojmë akoma më shumë për titullin në muajt e ardhshëm’.

sfidanti.al