Amerikanët këtë të dielë ia kanë rezervuar finales së madhe të Super Bowl LII ku përballë do të vihen Nju Ingland Patriots dhe Filadelfia Igëlls. Do të jetë sfida e skuadrës së ka krijuar dinastinë në NFL dhe asaj që në fazën e playoffit është përkufizuar si skuadra ‘outsider’ në luftën për titull.
Nju Ingland do të luajë finalen e tij të 10 në Super Bowl dhe objektivi është që të shënojë triumfin e 6. Ndeshja mes Patriots dhe Igëlls do të jetë edhe ajo mes dy kuotërbekëve, Tom Bredi dhe Nik Fols ku të gjithë projektorët do të jenë drejtuar pikërisht të 40 vjecari, bashkëshorti i Xhizel Byndshen, sepse për të kjo është finalja e 8 Super Bowl në karrierë.
Sport dhe spektakël; ky është binomi që ndërthuret cdo vit në finalen e madhe të NFL, dhe sfida e US Bank Stadium nuk bën përjashtim. Pink do të ketë nderin të ekzekutojë himnin amerikan përpara startit të ndeshjes, ndërkohë që në pushimin e saj skena që do të improvizohet do të jetë e gjitha për Xhastin Timbërlejk i cili ndryshe nga viti 2004 kur bëri duet me Xhenet Xhekson në Super Bowl e atij viti, këtë radhë do të jetë i vetëm.
Të rejat nuk mungjnë në edicionin e këtij viti të Super Bowl. Për herë të parë në internet gjatë sfidës do të shfaqet një spot e trupave ushtarake amerikane Marins që kanë si objektin rekrutimin e atyre të rinjve e të rejave që janë përballur e që kanë fituar sfida gjatë jetës së tyre. Ndeshja mes Nju Ingland e Filadelfias do të transmetohet nga rrjeti televiziv NBC dhe kostoja e një reklame prej 30 sekondash në këtë eveniment kap shifrën e 7.7 milionë Dollarëve
sfidanti.al