Man.United, fanelat e reja si zebër, shkaktojnë reagime negative te tifozët

Zbulohen imazhet e para të fanelës së tretë Adidas të Manchester United të tipit ‘zebra print’ dhe në Twitter tifozët e Djajve të Kuq në mbarë botën reaguan në mënyrë unanime  negativisht . Interneti dhe rrjetet sociale janë vendet ku janë bërë kritikat më të forta ndaj kësaj faneleje me dizenjatorët që ndoshta guxuan më shumë sec duhej

Në fakt duke lexuar komentet e tifozëve, fanela e tretë e Manchester United është bërë të duket akoma më qesharake. ‘Një grusht fytyrës, më e shëmtuara në të gjithë historinë e Manchester United-ishte një prej komenteve. ‘Është një tallje-komenton një përdorues tjetër’.

Dikush tjetër arrin aty sa të bëjë edhe një sugjerim: ‘Adidas duhet të pushojë nga puna të gjithë ekipin projektues’. Kushedi se cfarë mendonin dizenjuesit kur shtrydhën mendjen e tyre për krijimin e kësaj fanele…

Sfidanti.al