Paralajmërimi i Kylian Mbappe për Leonardon duke kërkuar blerje të goditura për të tentuar kthimin e Paris Saint Germainit në finalen e Ligës së Kampioneve padyshim ka një kusht që e shoqëron. Sipas të përditshmes franceze ‘L’Equipe’, skuadra nënkampione e Evropës duhet të arkëtojë 60 milionë Euro nga shitjet e futbollistëve përpara 5 tetorit kur mbyllet merkatoja e transferimebe për të reduktuar humbjet e shkaktuara nga coronavirusi
Vetë Leonardo në programin Canal Football Club konfirmoi se skuadra pariziene do të duhet të shesë futbollistë përpara se të bëjë blerje të reja. Dy prej lojtarëve që mund të braktisin kampionët e Francës janë Julian Draxler dhe Alphonse Areola. Gjermani nuk është në planet e Thomas Tuchel, ndërsa ish lojtari i Realit të Madridit mund të kalojë te Rennes për të zëvendësuar Mendy që është drejt kalimit te Chelsea.
Surpriza e merkatos mund të jetë Idrissa Gueye. Mesfushori senegalez e nisi sezonin në mënyrë spektakolare por me kalimin e kohës e humbi vendin në skuadër dhe arriti deri aty sa ai nuk luajti as gjysmëfinalet dhe as finalen e Ligës së Kampioneve. Leonardo pret që të arkëtojë nga ish futbollisti I Evertonit një shifër prej 30 milionë Eurosh. Ndërsa Mbe-Soh, një nga premtimet e akademisë së PSG pritet të kalojë te Nottingham Forest për 9 milionë Euro.
Sfidanti.al