Romelu Lukaku i prishi planet e Alvaro Moratës me kalimin e tij te Manchester United, megjithatë per 24 vjeçarin ka ende shanse për të luajtur në Premier League. Sipas asaj që publikohet në median britanike, është Chelsea ai që ka ringjallur interesin për sulmuesin spanjoll të Realit të Madridit. Mësohet se Antonio Conte i ka kërkuar Roman Abramovich për të nisur bisedimet me klubin merenges për të siguruar kartonin e Moratës, me Blutë e Londrës që janë të gatshëm të paguajnë deri në 80 milionë euro për të. Problemi qëndron tek drejtuesit e kampionëve të Evropës që nuk pranojnë të shesin futbollistin për më pak se 90 milionë Euro, ndërkohë që ata po tentojnë të blejne edhe Kylian Mbappe.
sfidanti.al