Roger Federer nuk lodhet së vëni rekorde edhe pse pas një muaji ai do të festojë 36 vjetorin e tij të lindjes. Pasi arriti suksesin personal në ndeshjen me Dolgopolov me 10 mijë ace të shënuar, Federer vendosi një tjetër rekord në fushën e gjelbër të Wimbledonit që e rrit akoma më shumë legjendën e tij. Zvicerani ka arritur në kuotën e 85 në këtë turne dhe të 317 në të gjithë turnetë Madhorë ku ka marrë pjesë, gjë që nuk e ka arritur askush më parë dhe këtu përfshihet edhe kategoria e femrave. Federer tashmë e ka kaluar Serena Williams e Martina Navratilova që kanë 306 fitore. Objektivi i radhës do të jetë fitorja e 8 e turneut të Wimbledon dhe e 19 në turnetë Grand Slam në karrierë, por më parë ai duhet të kalojë Misha Zverev.
sfidanti.al