Kjo verë ka shënuar një ‘boom’ martesash në botën e futbollit. I fundit në listë është Granit Xhaka i cili kurorëzoi në altar lidhjen e gjatë të dashurisë me Leonita Lekaj. I veshur me një kostum blu, Granit Xhaka dukej tejmase i lumtur përkrah bashkëshortes së tij sensuale që dukej akoma më e bukur me fustanin e saj të bardhë. Çifti ishte shumë i lumtur gjë që ata e shfaqën duke postuar fotot e ditës më të rëndësishme të tyre në rrjetet sociale. Kësaj feste nuk mund t’i mungonte Xhaka tjetër, ai i kombëtares shqiptare, Taulanti, që uroi të vëllanë për një jetë sa më të lumtur me personin që i ka rrëmbyer zemrën.
sfidanti.al