Raiola i përulet Milanit: Firma e Donarumës pritet të dielën

Agjenti i njohur kontravers, Mino Raiola, nuk mund ta pengojë më kontratën e re të portierit të Milanit, Xhixho Donaruma, kështu që ai (Raiola) dha “dritën e gjelbër” që, këtë të dielë, portieri i ri i talentuar italian të vendosë firmën në kontratën e re. Në këtë mënyrë, përfundoi saga rreth Donarumës, pasi, dje, u zhvillua një takim me pjesëmarrjen e Xhixhos, familjes së tij, krerëve të Milanit dhe agjentit Raiola që ranë dakord për të gjithë detajet. Mediumet në Itali bëjnë të ditur se kontrata e re është katërvjeçare dhe se paga e Donarumës mbetet e njëjtë, 6 (gjashtë) milionë euro në vit. Në kontratë, nuk do të ketë dy klauzola lidhur me çmimin e blerjes (njëra 100 milionë euro dhe tjetra – 50 milionë euro, nëse Milani nuk do të marrë pjesë në Ligën e ardhshme të Kampioneve të Evropës, por do të ketë vetëm një klauzolë në kufirin 75 milionë euro që vlen për të gjithë ekipet, si për ata brenda Italisë, ashtu edhe për ata jashtë saj.

Në “San Siro” do të vijë edhe vëllai i Xhixho Donarumës, Antonio, që do të ketë një pagë vjetore prej 1 milion eurosh. Po ashtu, Milani arriti që agjenti Mino Rajola të mos marrë dot një provizion shumëmilionësh. Ky agjent problematik, verën e kaluar, përfitoi mbi 40 milionë sterlina nga transferimi te Junajtidi i Pol Pogbas, ndërkohë që e njëjta gjë ndodhi edhe kur ai e solli futbollistin francez në Torino, më 2012. Raiola, madje, merrte nga Juventusi edhe një pagë, sa edhe vetë Pogba!

Sfidanti.al