Qëkur në krye të Mançester Junajtidit ka ardhur trajneri i ri, Ole Solskjer, sulmuesi belg, Romelu Lukaku, po luan shumë mirë jo vetëm me “djajtë e kuq”, por edhe me përfaqësuesen belge. Megjithëse është vetëm 26 vjeç, ai është tani golashënuesi më i mirë i Belgjikës me 45 gola të shënuar në 79 ndeshje që ka zhvilluar me bluzën e vendit të vet. Ky fakt, siç duket, e ka bërë Lukakun që të deklaroi se ai është sulmuesi më i mirë në historinë e Belgjikës:
“Njerëzit më pyesin, nëse jam unë midis tre sulmuesve më të mirë belgë në histori. Dhe unë ju them atyre që më pyesin, se jam më i miri në historinë belge, madje kilometra të tërë para. A jam unë golashënuesi më i mirë”?!
Sfidanti.al