Murinjo në Francë, jo në “Kullën e Parisit”, por tek e fundosura..Monako

Zhoze Murinjo ka punuar në Itali, Spanjë e Angli dhe kështu duket se ai ka vendosur që CV-së së vet t’i shtojë edhe Francën që ka një nga pesë ligat më të forta në Evropë. Gazeta e njohur franceze, “L’Ekip”, shkruan se gjatë kësaj vere trajneri portugez do ta vazhdojë karrierën në Francë, por jo te PSZH-ja, gjë që edhe mund të pritej.
Sipas gazetës së mësipërme, Murinjo ka një ofertë nga Monako që ndodhet në gjendje jo të mirë, por jo aq të dëshpëruar si para disa kohësh, kur konsiderohej si një nga ekipet kandidatë për të rënë nga Liga e 1-rë franceze.
Pronarët e klubit “princëror” janë të vendosur që të marrin masa të forta që sezoni katastrofik aktual të mos përsëritet më, ndëkohë që duhet të kihet parasysh se vetëm dy vite më parë Monako luajti në gjysmëfinale të Ligën e Kampioneve dhe ishte kampione e Francës.
Monakos mund t’i mungojnë disa gjëra, por vetëm paratë jo, kështu që ky klub nuk do ta ketë të vështirë që t’i përmbushë kërkesat e Murinjos.
Sfidanti.al