Fati i Manzukiçit… s’i bie nga Kina : Përfundimisht te Juventusi

Mbas njëfarë paqartësie, tani u bë i qartë fati i sulmuesit 33-vjeçar të Juventusit, Mario Manzukiç. Kohët e fundit, ka pasur spekulime se ky futbollist kroat ndodhej pranë nënshkrimit të një kontrate të pasur me një klub në Kinë, ndërkohë që edhe vetë Manxhukiçi në disa raste ishte shprehur si ai e kishte në konsideratë vajtjen në shtetin e largët aziatik.
Sidoqoftë, tani plani duket se ka ndryshuar, pasi një nga gazetarët më të njohur sportiv italian, Fabricio Romano, vë në dukje se Manzukiçi do të vazhdojë të qëndrojë te Juventusi. Romano në profilin e tij në Twitter shkroi se klubi i Juventusit dhe Manzukiçi tanimë kanë rënë dakord që futbollisti kroat të qëndrojë edhe dy vite të tjera, pra deri në 2021, në klubin torinez.
“Mario Manzukiç do ta vazhdojë kontratën me Juventusin deri më 2021. Kjo kontratë tanimë është bërë gati dhe ajo do të nënshkruhet gjatë ditëve të ardhshme”, shkoi Romano në Twitter.
Sfidanti.al