Lukaku do të kthehet në Serinë A, por jo përpara se të ketë sukses në Angli

E thotë agjenti i tij, Federiko Pastorelo, diçka që duket si një dorëzim i pjesshëm duke pasur parasysh vështirësitë që sulmuesi belg po haq në kampionatin anglez. Romelu Lukaku ka shënuar pak gola për Çelsin këtë sezon, ndërsa vjet ishte i shkëlqyer me Interin, dhe kanë lindur dyshime nëse ai mund t’i përshtatet futbollit anglez. “Romelu do të kthehet në Serinë A në një moment të karrierës, – thotë Pastorelo, – por, jo përpara sesa të ketë sukses me Çelsin”. Lukaku ndihmoi Interin të fitonte Serinë A pas 11 vitesh dhe u shpall lojtari më i mirë, veçse në Angli nuk është se ka shkëlqyer me Çelsin, Evertonin dhe Mançester Junajtidin.

Sfidanti.al