Ç’po ndodh me “mitralozin” Levandovski? Bajerni fiton, por ai nuk shënon

Për të dytën ndeshje radhazi nuk arriti ta gjente rrugën e rrjetës. Sulmuesi polak, më i frikshmi në botë në rolin e tij, sërish nuk mundi të shënonte. i ndodhi në mesjavë ndaj Barcelonës, edhe këtë të shtunë kundër Maincit në fitoren 2-1. Natyrisht, këto janë gjëra që mund t’i ndodhin kujtdo, mjafton të mendosh se çfarë po heq Lionel Mesi tek Paris SG në Ligën franceze. Bajerni, sidoqoftë, nuk po ndalet. Pasi mundi 3-0 katalanasit në Champions, triumfoi edhe në Bundesligë, madje rriti diferencën me ndjekësit sepse Dortmundi barazoi 1-1. Kingsli Koman dhe Xhamal Musiala shënuan në përmbysjen e bavarezëve pasi Onisiuo kaloi Maincin në epërsi. Dortmundi u ndal në Bohum, në një lloj derbi, dhe vendasit vazhdojnë të mos humbasin në fushën e tyre. Julian Brant shpëtoi Borusian nga humbja duke shënuar në fubnd, ndërsa miqtë humbën raste të shumta. Bajerni kryeson me 37 pikë ndaj 31 të Dortmundit.

Sfidanti.al