Lufta Barcelona-PSG për Nejmarin; tani në skenë hyn edhe Juventusi

Episodi i ri i serialit Nejmar është regjistruar në Barcelonë. Klubi katalanas e kërkon me cdo kusht sulmuesin brazilian, por problemi qëndron te Paris Sën Zhermenit që nuk ka ndërmend t’iu dorëzohet tekave të Nejmarit madje sipas të përditshmes L’Equipe, kampionët e Francës kanë refuzuar ofertën më të fundit të bërë nga Barcelona me 40 milionë Euro dhe kartonin e Rakitic e Kutinjos.

Por e reja më e fundit vjen nga e përditshmja ‘El Mundo Deportivo’ që ia dedikon faqen e parë pikërisht një autokandidature të mundshme të futbollistit për të kaluar te skuadra të tjera ku përfshihet edhe Juventusi. Sipas kësaj të përditshmeje, duke parë vështirësitë e shfaqura për t’u kthyer te Barcelona që pas blerjes së Grizmanit nuk është në gjendje që të shpenzoje 200 milionë Euro të tjerë edhe për të, si dhe dëshirën e lojtarit për t’u larguar me cdo kusht nga PSG, përfaqësuesit e Nejmar kanë filluar të mendojnë për gjetjen e alternativave të reja.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, ata e ofruan shërbimin e Nejmarit klubeve të tjerë të rëndësishëm mes të cilëve është edhe Juventusi, ndërkohë që kandidaturat e tjera janë Bajerni i Mynihut, mancester Junajtid e Real Madrid. Një lëvizje kjo që më shumë se një zë merkatoje, duket si një strategji e klanit Nejmar për të ushtruar presion mbi parizienët.

sfidanti.al