E ardhmja e Lionel Messit do të diskutohet shumë në muajt në vijim në varësi edhe të vendimit që do të marrë vetë futbollisti. Për situatën e tij ka folur edhe ish futbollisti gjerman Lothar Matthaeus në një intervistë për portalin Onefootball.com.
‘Messi është futbollisti im i preferuar pas Lewandowskit-tha Matthaeus-vitin tjetër e shoh te Barcelona. Barcelona është Messi dhe Messi është Barcelona. Për mua është si Beckenbauer që qëndroi gjithë jetën e tij te Bayerni i Mynihut’.
Më pas Matthaeus foli për situatën aktuale të klubit katalanas me gjermanin që ishte i prerë në këtë pikë.
‘Barcelona ka shumë probleme brenda fushës së lojës, probleme financiare, humbi 1-4 ndaj PSG-shtoi Matthaeus-kjo Barcelonë nuk është ajo që kujtojmë kur trajner ishte Guardiola’
Duke u kthyer te Messi, legjenda e futbollit gjerman konfirmoi edhe njëherë mendimin e tij. ‘Duhet të jetë ai që merr vendimin, mua do të më pëlqente ta shihja te Barcelona, sepse nuk e shoh në klub tjetër-tha Matthaeus.
Sfidanti.al