Lojtarët e Sllavias u dehën me eufori, kur shorti i vuri përballë Çelsit!

Lojtarët e Sllavias së Pragës bënë një sensacion të madh, kur ata me një gol në minutat e fundit të ndeshjes së 1/8-tës se finaleve të Ligës së Evropës (LE) arritën ta eliminonin (4-3) Seviljen spanjolle, duke u kualifikuar për në çerekfinale të LE-së. Në çerekfinale të LE-së shorti i vuri përballaë Sllavias Çelsin.
Kur lojtarët e Sllavias panë në televizor se shorti i vuri ata përballë “bluve” të Londrës, ata u gëzuan aq shumë, saqë u duk sikur ata kishin fituar ndonjë kupë të LE-së! Shumëkush, kur pa skenën e gëzimit të lojtarëve të Sllavias, bëri pyetjen se mos vallë ata dinë diçka qe të tjerët nuk e dinë?
Në fakt, në këtë ndeshje të ardhshme Çelsi është favorit kryesor dhe koeficienti i suksesit të tij është 1,10, ndërsa ai i Sllavias – 7. Ndeshja e parë do të luhet në Pragë më 11 prill, ndërsa ndeshja e kthimit shtatë ditë më vonë në Londër.
Sfidanti.al