Liverpuli nuk është se nuk mori vlerësime pozitive, por edhe u theksua se ndikimi i fitimit të titullit ishte tepër i madh tek dueli i humbur thellë ndaj Man. Sitit. Mikah Riçards, ish-mbrojtësi i Sitit, deklaroi se “Liverpuli ishte ende nën efektet e shampanjës, ndonëse nuk duhet t’i heqim meritën Sitit, që di të luajë shumë mire”. “Liverpuli nuk është se nuk u përpoq, për këtë jam dakord me Klopin, – vazhdoi ai, – Sadio Mane pati tre raste të pastër, por nuk i shfrytëzoi”. Ish-kapiteni i Man. Junajtidit, Roi Kin, deklaroi se “Siti ishte i shkëlqyer, por Liverpuli u përpoq, veçse ndoshta festoi më shumë sesa duhet”. Ish-kapiteni i Arsenalit, Fabregas shkruajti në rrjetet sociale se “duke pasur parasysh se kanë pasur 3 netë pa gjumë, lojtarët e Liverpulit luajtën shumë mirë”. Duket se ndeshja me Sitin, në fushën e këtij të fundit, erdhi në momentin më të gabuar për të kuqtë, pak ditë pas fitores matematike të titullit të parë në 30 vjet.
Sfidanti.al