Lionel Messi brazilian? Jo është sozia e tij, një pastiçier edhe ai ..Mesi

Thuhet se cdo person në këtë botë e ka sozinë e tij, kështu që Lionel Messi nuk bën përjashtim. Një foto e publikuar në Twitter, po bën xhiron e botës së fundmi dhe në të paraqitet një pasticier brazilian i cili ka një ngjashmëri të habitshme me yllin e Barcelonës pa mjekër. ‘Jeta është e tillë, një ditë je futbollisti më i mirë në botë, ditën tjetër e gjen veten duke punuar në pasticeri-lexohet në komentin e publikuar në Twitter nga përdoruesi Sergiocarp35 së bashku me foton e sozisë së Messit.

sfidanti.al