‘Harrojne’ futbollin; Kane, Eriksen dhe te fejuarat ne koncertin e Bruno Mars

Harry Kane ia arriti të gjejë pak kohë të lirë për argëtim në një moment kur kalendari futbollistik është i ngjeshur. Sulmuesi i Tottenhamit së bashku me shokun e tij të skuadrës, Christian Eriksen dhe të fejuarat e tyre, Katie Goodland e Sabrina Kvist vendosën që të shkonin në ‘O2 Arena’ për të ndjekur koncertin e Bruno Mars. Katër të rinjtë duket se u argëtuan gjatë këtij evenimenti, pasi e fejuara e Kane, Katie Goodland postoi menjëherë foton e tyre në Instagram ku të gjithë dukeshin shumë të lumtur. Kane dhe Goodland po jetojnë një lidhje të gjatë dashurie dhe së fundmi ata janë bërë prindër pasi në janar Katie solli ne jetë fëmijën e tyre të parë, Ivy.

sfidanti.al