Per pushime ne…Pisa! Shesny dhe bashkeshortja, relax para Kulles së Perkulur

Wojciech Szczesny vendosi që të marrë rolin e turistit ditët e fundit. Portieri i Arsenalit i dhënë në formë huazimi te Roma, përfitoi nga ditët e pushimit që kishte në dispozicion për të udhëtuar drejt Pisës së bashku me bashkëshorten e tij Marina Luzcenko. Moti ishte ideal për këtë udhëtim dhe  portieri e zonja e tij u panë që të bënin foto te Kulla e famshme e Pisës duke marrë të njëjtën pozë si shumë turistë të tjerë; portieri që dukej sikur e hidhte kullën, ndërsa bashkëshortja e tij që dukej sikur po e mbante atë, foto të cilën nuk ngurruan ta publikonin edhe në rrjetet sociale.

sfidanti.al