Marko Verrati është deklaruar disa herë si i pashitshëm nga Paris SG, por duket se vetë futbollisti e ka hedhur përfundimisht poshtë këtë variant. Ai dëshiron të largohet, të paktën siç lajmëron gazeta katalanase, “Sport”. Mesfushori Italian mësohet se i ka thënë drejtuesve të klubit francez se ka ndërmend të largohet dhe të provojë një kampionat tjetër, pasi liga franceze duket se nuk i përgjigjet ambicieve të tij.
Barcelona duket e favorizuara e madhe për ta marrë, kuptohet kundrejt një çmimi të lartë për kartonin e tij, ndërsa shpresa ka edhe Juventusi. Reali i Madridit, gjithashtu mund të ishte i interesuar, edhe pse Zidan ka në mesfushë lojtarë si Modriç, Kros apo Kasemiro, ndërsa vetë Verrati duket se pëlqen Barcelonën.
Katalanasit do të bëjnë çmos për ta marrë, që të zëvendësojnë Andres Iniestën, pasi vetë ish-kampioni i botës e cilësoi italianin si pasardhësin e tij natyral. Verrati, ndërkaq, ka besim se në “Kamp Nou” mund të fitojë edhe ligën spanjolle, por edhe Championsin.
Sfidanti.al