PSG pranon vlerësimin 100-milionësh të Lacios për serbin!

Milinkoviç Saviç mund të mos jetë një shënues i madh, dhe një asistues gjithashtu i rëndësishëm, por sidoqoftë ai cilësohet si një nga lojtarët më të mirë të Lacios së këtij sezoni, dhe “blerësit e mundshëm” kanë ndryshuar qendrim. Paris SG është gati të japë 100 milionë euro për kartonin e sulmuesit serb, të njëjtën shifër që 2 vjet më parë e cilësoi si tepër të lartë. Kaq është kërkesa e presidentit Klaudio Lotitio për “margaritarin” nga Serbia që ka shënuar 5 gola e shërbyer 7 asistë këtë sezon të Serisë A, edicion në të cilin Lacio kryeson renditjen dhe shpreson të fitojë titullin e parë kampion që nga viti 2000.

Pikërisht ky sezon i shkëlqyer i skuadrës romane dhe i futbollistit kanë bërë që shifra e kërkuar nga Lotito (dhe Tare) të cilësohet si normale. Me gjasë, mund të ketë konkurrencë për Milinkoviç Saviçin, ndaj edhe PSG nuk dëshiron të humbasë kohë. Në fund të fundit, këtë verë parizienët mund të humbasin Nejmarin ose Mbapenë (pak besohet që të dy bashkë), dhe të kenë nevojë për një zëvendësues të nivelit të lartë. Gjithashtu, me transferimin e njërit prej yjeve, në arkat e klubit do të hynin më shumë se 200 milionë euro, pra do të ishte e mundshme të financohej operacioni për serbin e Lacios.

Sfidanti.al