PSG, mungesa ndaj Dortmundit e 7 gola në dy ndeshje pësuar në ligë!

Lajmi më i keq për Tomas Tuhelin ishte një tjetër dëmtim, ndonëse “kronika e zezë” nuk ka qenë aspak e shterrur këto kohë në Paris. Kapiteni Tiago Silva u detyrua të dilte nga fusha i dëmtuar që në minutën e 17-të në ndeshjen e kampionatit ndaj Bordosë, duke qenë në dyshim për sfidën e kthimit në Champions ndaj Dortmundit. Braziliani do të bëjë vizitën mjekësore dhe trajneri i tij lutet që ai të mund të riaftësohet në kohë. Edhe nëse do të ndodhë, nuk pritet që qendërmbrojtësi të jetë në formën më të mirë të mundshme.

PSG do të jetë ndaj gjermanëve pa Marko Verratin dhe mbrojtësin tjetër Tomas Mënuer, që morën kartona të verdhë në “Signal Iduna Park” dhe u pezulluan. Bashkë me Tiago Silvën, do të thotë se mbrojtja dhe mesfusha para mbrojtjes do të jenë më të zbuluar se zakonisht. Edhe duke i pasur të gjithë lojtarët, loja difensive e parizienëve ka çaluar këto kohë. Në kampionat kanë pësuar 7 gola në vetëm 2 ndeshje, në barazimin 4-4 në Amien dhe në fitoren e djeshme 4-3 ndaj Bordosë. Në Champions, po ashtu goli pësohet lehtë.

Sfidanti.al