PSG merr Bufonin e Bonuçin, por shet lojtarë për 150 milionë euro

Punët nuk janë aq mirë, por në Paris thonë “rroftë mbreti”. PSG është shumë pranë marrjes së dy lojtarëve të shquar si Xhanluixhi Bufon dhe Leonardo Bonuçi, veçse sheiku Al Helaifi duhet së pari të zbrazë skuadrën dhe të mbushë kasafortën. UEFA po tregohet e ashpër dhe kërkon rregull, brenda parametrave të Lojës së Ndershme Financiare, ndaj edhe parizienët do të duhet të transferojnë lojtarë me vlerë të përgjithshme 150 milionë euro.

Nuk thuhet gjë për të sakrifikuar gjigandët Nejmar apo Mbape, ndërsa Bufon e Bonuçi janë shumë afër. “Lë Parisien” shkruan se është arritur një akord në parim me kapitenin e Milanit, i cili do të ishte një përforcim i madh në mbrojtje. Vetë Milani, vështirë të mund të rezistojë tani që UEFA e përjashtoi dy vjet nga kupat e Europës.

Sfidanti.al