Poçetino “bast” për Mbapenë, ylli bëhet shënuesi më i mirë në La Liga!

Kilian Mbape u bë shënuesi më i mirë aktiv i Ligës së Parë të Francës kur e dërgoi topin në rrjetën e Strasburgut në fitoren 4-1. U luajt në Alsazë dhe kampioni i botës ka tani 101 gola në kampionat, një më shumë se Zhimi Brian. Mbape shënoi shpejt, që në 18’, pastaj Sarabia në 27’, Moise Kean në 45’+1 dhe Paredes në 79’. Strasburgu mundi vetëm të shkurtonte në 1-3 në 63’.

Poçetino vendosi ta nxirrte nga loja Mbapenë në 89’ dhe nuk dihet nëse sulmuesi pati ndonjë pakënaqësi, ndërsa u takua me trajnerin më kokën ulur. Ndoshta, tekniku argjentinas deshi t’i jepte kënaqësinë të riut Keni Nagera, që luaj minutat e tij të para si futbollist profesionist. “Mbape ndihet gjithnjë më mirë kur luan, – tha Poçetino, – ne komunikojmë bashkë dhe nëse ai ka ndonjë shqetësim vjen dhe e thotë vetë. Ai është profesionist, ndaj nuk pata frikë se mund të dëmtohej përpara Bajernit”.

Duhen edhe 6 javë kampionat në Francë, edhe 18 pikë në lojë, dhe rreziku për PSG-në mbetet i madh pavarësisht potencialit të jashtëzakonshëm. Lila ka 69 pikë, parizienët kanë 66, ndërsa Monako e Lioni mbeten edhe ata në garë, ndonëse disi më prapa.

Sfidanti.al