Bayerni frenohet nga Union Berlin, Leipzig i afrohet në 5 pikë

Me mendjen dhe energjitë të përqendruara te Liga e Kampioneve, Bayerni I Mynihut frenohet nga Union Berlin në Bundesligën gjermane dhe sheh që dy futbollistë të tij të pësojnë dëmtim muskular që pritet të vlerësohen. Sfida e zhvilluar në Allianz Arena u mbyll me barazimin 1-1 me skuadrën e Flick që në pjesën e parë u duk se ndjeu losdhjen e ndeshjes së Ligës së Kampioneve dhe e ka të pamundur të cajë murin mbrojtës së skuadrës mike. Në fakt ishte kjo e fundit që pati rastin më të mirë në këtë fraksion me Bulter por Neuer ndërhyri mjaft mirë. Edhe në pjesën e dytë kampionët në fuqi  kishin vështirësi, por Musiala pas një slalomi në zonë arriti të dërgojë topin në rrjetë për t’I dhënë avantazhin Union Berlin.

Kur u duk se ndeshja ishte në ujëra të qeta, Union Berlin befasoi bavarezët me një rivënie anësore të shpejtë duke barazuar rezultatin në 1-1 me Ingvartsen duke bërë që Bayerni të lërë 2 pikë dhe Leipzig të përfitojë e të shkurtojë në 5 pikë diferencën me Bayernin pas fitores 4-1 në shtëpinë e Ëerder Bremenit

Sfidanti.al