Milan mund Parmën 3-1 në ndeshjen e vlefshme tpër javën e 30 të Serisë A italiane dhe shkurton për momentin diferencën me Interin në 8 pikë, ndërkohë që forcojnë më shumë vendin e dytë në klasifikim. Skuadra e Stefano Piolit priti vetëm 8 minuta për të zhbllokuar rezultatin dhe ishte Rebic ai që I dha avantazhin skuadrës kuqezi. Në minutën e 44, Kessie shënoi golin e dytë për Milanin duke e cuar rezultatin në 2-0 dhe duke ia bërë gjërat më të lehta.
Por në pjesën e dytë protestat i kushtuan Ibrahimovic që u ndëshkua me karton të kuq, ndërkohë që Gagliolo shkurtoi në 2-1 rezultatin për Parmën. Porn ë minutën e 94, Rafael Leao mbylli përfundimisht llogaritë e sfidës teksa shënoi golin e fitores 3-1 për Milanin
Sfidanti.al