Ka shumë mundësi që Nejmari të shitet nga PSZH-ja gjatë kësaj vere, ndërkohë që dëshira e tij është që të kthehet në Barcelonë. Futbollisti brazilian i mësipërm iu bashkua me vonesëPSZH-së në përgatitjet e saj pragsezonale, duke u dënuar me një gjobë me vlerë prej afro
400 000 eurosh, ndërkohë që ai refuzon të luajë në ndeshjet miqësore të këtij ekipi.
Nejmari u ka bërë të ditur krerëve të klubit francez se ai dëshiron të kthehet në Barcelonë, sepse kishte bërë gabim që ishte larguar para dy vitesh nga “Kamp Nou”, duke iu bashkuar PSZH-së, pasi kjo e fundit pagoi për të shumë rekord – 222 milionë euro. Sidoqoftë, parisienët nuk duan ta lëshojnë lehtë Nejmarin, duke kërkuar për të 100 milionë euro dhe të paktën dy futbollistë yje, gjë që për klubin katalonjas është diçka e ekzagjeruar.
Sidoqoftë, për kthimin e Nejmarit në Barcelonë shpresojnë edhe disa bashkëlojtarë të tij në përfaqësusen brazilian, midis tyre edhe Felipe Luis, që deklaroi dje:
“Unë shpresoj se Nejmari do të kthehet te Barcelona, sepse në këtë ekip ai do ta ndjejë veten të kënaqur dhe më të vërtetë dua që ta shohë atë duke luajtur bashkë me Mesin. Kjo do të jetë mirë edhe për futbollin brazilian, sepse duket qartë se atje, ku ai ndodhet tani, nuk është i kënaqur dhe në këtë gjendje ai nuk mund të luajë mirë as për klubin dhe as për përfaqësuesen braziliane”.
Sfidanti.al