Duket se saga rreth fatit të David De Geas po i afrohet fundit, pasi pritet që ai të nënshkruajë kontratë të re pesëvjeçare me Junajtidin në prag të fillimit të sezonit të ri, në bazë të së cilës ky portier spanjoll do të marrë 375 000 sterlina në javë. Në këto kushte, De Heas i është hapur “oreksi”, duke dashur që të bëhet edhe kapiten i “djajve të kuq”.
“Unë kam qenë kapiten i ekipit në disa ndeshje dhe vetëkuptohet se është nder i madh që të jesh kapiten i një ekipi të tillë si Junajtidi, kështu që unë me të vërtetë do të ishta shumë i lumtur, nëse më ngarkohej kjo detyrë e rëndësishme. Unëkam nëntë sezone që luaj me Junajtidin dhe tani mund të konsiderihem si një nga lojtarët me më shumë përvojë. Unë do të bëj gjithçka të mundur që t’i mbështes dhe t’i ndihmoj futbollistët e rinj”, deklaroi portieri spanjoll 28-vjeçar që e pranoi se sezoni i kaluar nuk ishte i mirë jo vetëm për klubin, por edhe për atë vetë, pasi ai bëri disa gabime të mëdha në fund të Premier Ligës, duke e vendosur trajnerin Ole Solskjer nën presion që ai ta hiqte De Hean nga formacioni.
Sfidanti.