Paris Sën Zhermen gjobit Mbape për mungesë të etikës

Te Paris Sën Zhermeni, ardhja në kohën e duhur në mbledhjen me trajnerin është një detaj që nuk duhet anashkaluar. E provuan këtë edhe Kilian Mbape e Adroen Rabiot të cilën në 28 tetorin e vitit të kaluar, me rastin e ndeshjes me Olimpik të Marsejës shkuan me vonesë në mbledhjen teknike me Tuhel me vonesë, një sjellje kjo që u përkufizua si mungesë etike dhe që detyroi drejtuesit e klubit të marrin masa administrative ndaj lojtarëve duke i gjobitur me 180 mijë Euro

I ndërgjegjshëm për veprimin e tij të qortueshëm, Mbape e firmosi dokumentin dhe pranoi gjobën që klubi i vuri. Sipas drejtuesve të klubit, kjo shifër do të shkojë menjëherë në fondacionin e Paris Sën Zhermenit. Në rastin e Rabiot, shënohet një tjetër episod negativ për futbollistin që është ndare nga pjesa tjetër e skuadrës së parë të PSG.

sfidanti.al