Revolucion te Spanja, Luis Enrike, me 8 prurje të reja në skuadër

Trajneri i përfaqësueses spanjolle, Luis Enrike ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për ndeshjet e eliminatoreve të Euro 2020 me Norvegjinë e Maltën që do të luhen në 23 dhe 26 mars. Janë 8 prurje të reja në listën e ofruar nga trajneri asturian dhe bëhet fjalë për Bernat, Serxhi Gomez, Fabián, Pareho, Hesús Navas, Muniain, Kanales y Haime Mata.

Luis Enrike vendosi të ndryshojë krejtësisht bllokun e lojtarëve që dështuan në kualifikimin e Spanjës në Final Four të Ligës së Kombeve të cilën do ta luajnë, Anglia, Holanda, Portugalia dhe Zvicra. Ajo që rë bën përshtypje është fakti që Asensio e Sebajos edhe pse kanë luajtur shumë pak me Realin e Madridit, janë sërish në listën e të grumbulluarve të Luis Enrikes.

Skuadra e Spanjës për eliminatoret:

Portierë: De Gea, Kepa. Pau López.
Mbrojtës: Gaja, Xhordi Alba, Bernat, Mario Hermoso, Injigo Martínez, Serhio Ramos, Serxhi Gómez, Serxhi Roberto, Hesús Navas
Mesfushorë: Buskets, Rodri, Sebajos, Fabián Ruiz, Pareho, Kanales
Sulmues: Marko Asensio, Rodrigo, Morata, Muniain y Mata.

sfidanti.al