Nuk rresht dhuna në futbollin francez, pezullohet një tjetër ndeshje!

Nëse në Angli problem për sportin është bërë sërish Kovidi, përtej La Manshit gjendja po bëhet gjithnjë e më e keqe, por për një shkak tjetër. Dhuna dhe kaosi me tifozët kanë shkaktuar ndërprerje, anulime dhe tronditje në ndeshjet e futbollit në Francë. Një tjetër kulm u regjistrua në Kupë, kur u ndërpre ndeshja mes Paris FC dhe Lionit. Kjo, pasi tifozët ultras të miqve hynë në fushë ndërsa në tribuna u hodhën flakadanë dhe tymuese. Policia, si gjithmonë në raste të tilla, është e pafuqishme për të kontrolluar turmën, dhe e lejon “ujin që të rrjedhë”. Mund të ketë arrestime më pas, por “sa para bën”? Deri tani 10 ndeshje janë ndërprerë për shkak të rrëmujave të tifozëve.

Sfidanti.al