Ishte momenti për të treguar vlerën, për të mbajtur kokën lart dhe për të siguruar të ardhmen. Mario Baloteli ishte në diskutim të madh për Nisën, në ndeshjen e radhës në kampionat, por futbollisti shpesh herë problematik, këtë herë dha përgjigjen e duhur. Shënoi gol në një nga takimet më të vështirë të sezonit, edhe pse po luhej në fushën e një skuadre jo aq shumë të madhe si Kaen.
Jo vetëm kaq, por përballja e ligës së parë franceze u bë shumë e vështirë pasi vendasit kryesuan deri në 2-0, me golat e shënuar nga Santini në pjesën e parë, dhe nga Karamoh (pas topit të Santinisë). Baloteli kishte rrezikuar Kaenin në pjesën e parë, i ndalur nga portieri Verkutre, ndërsa e bukura do të vinte pas pushimit. Nisa nuk u ndal as nga dëmtimi i njërit prej lojtarëve kryesorë, Siprien, ndërsa trajneri Favre hodhi në fushë katër sulmues. Baloteli shënoi për 1-2, dhe Donis për 2-2 në 77’. Për Balotelin, ky ishte goli i 10-të në kampionat, dhe i pari për Nisën që nga 29 janari. Gjithsesi, skuadra e vogël mund të mbetet pas dy vendeve të para, Monakos dhe Paris SG.
Sfidanti.al