Nëse thotë “Po”, do të kemi një transferim historik me mbi 100 milionë euro  

Media e ditëve të fundit po transmeton lajmin e madh se sulmuesi i talentuar 18-vjeçar, Kilian Mbape, ka rënë dakord që të shpërngulet për te Reali i Madridit. Gazeta “Marka” shkruan se Mbapa ka pasur oferta të majme nga Junajtidi dhe PSZH-ja, por se ai (Mbape) ka pranuar, pa asnjë mëdyshje, oferetën e bërë nga ekipi i Zinedin Zidanes. Pritet që shuma që klubi “mbretëror” do të paguajë për të, të jetë me 100 milionë euro dhe, ka shumë mundësi, që ky të jetë një transferim historik që do të ndodhë gjatë verës së këtij viti. Reali i Madridit, sikurse thuhet, hoqi dorë nga Azari dhe Dibala, pasi Isko dhe Asensio treguan se kanë kualitetin e duhur që të luajnë me Realin.

Transferimi i lartpërmendur, nëse, me të vërtetë, do të ndodhë, do të thotë largim nga Reali të Benzemas, qysh këtë verë. Zidane i njeh, pak a shumë, cilësitë e Mbapes, mbasi ky i fundit ka qenë “i ftuar” në kampin e Realit para pak vitesh. Mbape, në fakt, gjatë këtij sezoni po zhvillon një lojë fantastike dhe ndodhet në rrugë të mbarë për të fituar me Monakon titullin e Ligës së 1-rë franceze.

Sfidanti.al