Sulmuesi i Selta Vigos, Xhon Guideti, lëshoi një kritikë të fortë në adresë të “djajve të kuq” se ata nuk luajtën më futboll, mbas golit që shënoi Markus Rashfordi dhe që i dha fitoren 1-0 ManU-së në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Evreopës ndaj Seltës, por vetëm se “shpenzonin kohën”. “Sigurisht që nuk jam i kënaqur me rezultatin”, thotë lojtari suedez Guideti, duke shtuar se, “ndeshjen e kthimit, ne nuk do të jemi në ndonjë mision të pamundur, pasi mund të arriumë edhe një rezultat të mirë. Gjatë këtij sezoni, ne kemi fituar ndeshje të vështira, ai psh. ndaj Realit Madridit, madje si ekipi vizitor. Neve do të na duhet që të luajmë më shpejt në ‘Old Traford’.
Guideti, gjithashtu kritikoi ashpër lojën mbrojtëse të Mançester Junajtidit, duke theksuar se Murinjo është një ekspert për “ta vdekur” lojën. “Mbas golit të Rashfordit, loja ‘vdiq’. 15 minutat e fundit, neve na ikën si të ishin 60 sekonda. Lojtarët e Junajtidit nuk bënin gjë tjetër, veçse shtynin lojën dhe shpënzonin kohën. Ata, më të vërtetë, e ndërprenë lojën dhe faullet, dëmtimet, zëvendësimet… pasuan njëri-tjerin dhe loja mbaroi”, vuri në dukje sulmuesi suedez i mësipërm.
Sfidanti.al