Një tifoze e Atletikos i bën të heshtin tifozët e Realit

Para ndeshjes së parë gjysëmfinale të Ligës së Kampioneve mes Realit dhe Atletikos së Madridit në “Santiago Bernabe”, tifozët e Realit kishin përgatitur një koreografi shumë të bukur, përmes së cilës, ata, sidoqoftë, i provokuan futbollistët dhe tifozët e ardhur. Ata kujtuan finalet e viteve 2014 dhe 2016, kur “mbretërorët”, duke mundur Atletikon, arritën të vinin mbi kokat e tyre kurrorën e kampionit të Evropës. Në tribunat e stadiumit ishin vendosur mbishkrime “Na thoni, si ndjeheni?”, si një lloj nxemjeje para derbit madridas. Por, një tifoze e Atletikos, me një letër të shkurtër, iu përgjigj kësaj pyetjeje, duke theksuar se, në radhë të parë, duhet të kesh krenari që të jesh tifoz i ekipit të drejtuar nga Diego Simeone.:

“Para pak ditësh, ju na pyetet sesi ndjehemi ne? Ne ndjejme keqardhje, por jo për vete, por për juve. Po ashtu, edhe ju duhet të pyesni veten… se çfarë ndjeni ju nga koreografia që juve ua ka paguar Florentino? Cfarë ndjeni ju, kur fituat në finale, por më të zëshëm ishin 4000 tifozët e ardhur sesa 80 000 tifozët tuaj? Cfarë ndjeni ju, kur këndoni ‘Si nuk të duam ty”, vetëm kur ekipi juaj shënon gol? Cfarë ndjeni ju, kur lojtari juaj më i mirë kërkon vazhdimisht nga juve që të mos ta vërshëlleni? Cfarë ndjeni ju, kur klubi juaj e ka mëndjen vetëm te titujt e fituar dhe jo tek ëndrra për ta parë ekipin çdo javë? Cfarë ndjeni ju që jetoni pa pasion? Kurse unë, kur shoh ekipin tim dhe tifozët tanë, ndjej krenari. Unë jam krenare, sepse di se, asnjëherë, nuk do të bëhem si ju. Dhe kjo është një fitore e madhe për neve!”.

Sfidanti.al