Per Gjergjin, miku dhe shoku që meriton një nderim special!

Pardje ne mengjes nje shoku im nga Tirana me telefonoi. Nuk e di, por ne ate çast nje parandjenje jo e mire me pushtoi. Dhe nuk u gabova. Lajmi qe mora me tronditi. Kishte ikur Gjergj Thaka, miku im i vjeter dhe bashkepuntori im me i afert ne kohen kur te dy punuam ne federaten shqiptare te futbollit.

Me mbertheu trishtimi dhe hidherimi i madh per nje mik te mire qe largohet kaq shpejt. Ne ate moment me shkuan neper mend njohja jone si dhe vitet ne te cilat punuam ngushtesisht ne krah te njeri tjetrit. Natyrisht qe perpara se te punoja me te e njihja shume mire kush ishte Gjergj Thaka. Ai kishte qene per shume vite nje nga futbollistet e njohur te Partizanit. Kampion e fitues kupe me femijet e te rriturit por ne menyre te veçante nje lojtar i shquar per fair-play-n dhe korrektesine ne fushe. Cilesi keto qe Gjergji i mbarte dhe ne jete. Ndershmeria dhe korrektesia me njerezit ishin shenja te identitetit te tije.

Gjergji ishte bashkshorti shembullor, babai i mrekullueshem, djali qe çdo nene do te deshironte te kishte, vellai i madh si dhe shoku e miku besnik.

Koha kur fillova te punoja me te ishte ndoshta periudha me e veshtire e drejtimit te futbollit. Une isha i ri dhe pa eksperience por pjekuria, dashamiresia dhe paqja qe percillte ne komunikim si dhe zgjidhja e problemeve me qetesine qe e karakterizonte ishin nje lehtesim per te gjithe ne te tjeret ne punen tone. Ai gezonte nje respekt te jashtezakonshem jo vetem nga shoket e punes por nga te gjithe njerezit e futbollit. Ai ishte miku i te gjitheve, personi qe me shume kontribuoi per bashkepunimin ndermjet gjithe institucioneve te futbollit shqiptar. Gjate gjithe periudhes qe punuam bashke, kurre e ne asnje moment, jo vetem qe nuk krijoi konflikte por me aftesine e tij ndihmonte ne zgjidhjen e tyre.

Ne ate periudhe, kur asgje s’ishte si sot, i binim Shqiperise kryq e terthore e per te ngrene duhet te merrnim buke dhe nga shtepia. Ne kujtesen time eshte fiksuar Gjergji me cigaren qe nuk e ndante dhe qesen me buke ku fusnim doren dhe ne te tjeret. E beme tradite ne federate qe te shtunave ne mbremje vone bashke me arbitrat e Tiranes takoheshim tek kafeneja qe e quanim “te Gjergji” per te biseduar mbi informacionet e para qe kishim marre nga ndeshjet e luajtura. Momente te pa harrueshme ku gjithashtu kujtoje dhe Athinane, nenen e tije qe zbriste per te na pershendetur e qe i ndriçonte fytyra me te birin. Ato nete te veshtira por shume te bukura bashke me Gjergjin do te me shoqerojne gjithe jeten time. Ajo kafene me siguri ne Tirane eshte vendi ku me shume njerez te futbollit ka pritur dhe jo vetem shqiptare.

Do ta kujtoj gjithashtu te ulur perpara makines se shkrimit, akoma skishim filluar me kompjuterat, i vetmi nga ne qe e perdorte mire ate, duke na pergatitur letrat e dokumentat e shumta te punes tone.

Mbas largimit nga administrata ai vazhdoi te kontribuonte per futbollin, te cilit i kishte kushtuar jeten. Se pari ne organizmat e zgjedhur te federates e me vone si drejtues me klubin e tije te zemres, Partizanin.

Pa me te voglin dyshim qe kontributi i tije ne futbollin shqiptar si futbollist, punonjes e drejtues federate e klubi ka qene shume i madh e i rendesishem. Me ikjen e Gjergjit eshte larguar nje nga perfaqesuesit e atij brezi qe vune pasionin, dashurine dhe ndershmerine ne sherbim te futbollit. Dhe me bindje mund te them, aspak nen efektin e dhimbjes, se eshte shuar dhe nje yll tjeter nga galaksia e futbollit shqiptar.

Ti ike o Gjergj, dhe mbrapa ke lene shume dhimbje.  Por krahas dhimbjes se madhe ndihem me fat qe u njoha me ty dhe qe kalova prane teje momente te paharrueshme qe do te me shoqerojne gjate gjithe jetes time. Dhe per kujtimin tend po le kete shkrim qe kurre nuk do te me pelqente ta shkruaja.

Eduard  Dervishi

Hasta Siempre Gjergji