Tragjike/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

Futbolli shqiptar është në zi pas lajmit tragjik për ndarjen nga jeta të futbollistit të ri Fation Fatmir Bunjaku. Futbollisti 22-vjeçar i AF Elbasanit ndërroi jetë sot pas mesnate, pas një aksidenti rrugor ndërsa ishte duke udhëtuar në aksin Prishtinë – Mitrovicë.

Në një reagim në kanalet e komunikimit, AF Elbasani shpreh ngushëllimet për familjen dhe miqtë, duke thënë se klubi humbi më shumë se një lojtar.

‘Sot, familja e madhe e klubit tonë humbi jo vetëm një lojtar, por një njeri që mbajti me krenari ngjyrat e klubit dhe la kontributin e tij në historinë tonë. Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me familjen Bunjaku, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe ta duan Fatjonin“, shkruan AF Elbasani.