Milani – në kërkim të “vunderkindit” të Ajaksit!

Milani, më në fund, ka vendosur që ta fshijë pluhurin nga emri i vet, ndërsa ka planifikuar që, gjatë kësaj vere, të sjellë në San Siro përforcime të reja. Mediumet italianë pretendojnë se pronarët e rinj të Milanit kanë ndarë për këtë qëllin mbi 150 milionë euro në buxhetin e tyre. Këto kohët e fundit, shumë emra përmenden si përforcime të reja të këtij ekipi gjigant italian, ndërkohë që lajmet e fundit thonë se “rosonerët” po tregojnë një interesim të madh për një “vunderkind” (fëmijë-mrekulli), për një yll të ri të Ajaksit të Amsterdamit.

Fjala është për sulmuesin 19-vjeçar, Kasper Dolberg, që, gjatë këtij sezoni, me lojën e tij, ka tërhequr vëmendjen të një numri klubesh të mëdhenj të Evropës. Ky sulmues danez është individi më i mirë tek Ajaksi dhe, këtë vit, ai ka shënuar 20 gola, ndërkohë që mediiumet, tanimë, i ka vënë epitetin “Ibrahimoviçi i ri”! Momentalisht, Dolbergu kushton 25 milionë euro që për pronarët e rinj të Milanit, me siguri, që nuk përbën ndonjë shumë të madhe që ta sjellin atë në San Siro.

Sfidanti.al