Nejmar, lote nostalgjie; kerkon kthimin te Barcelona, por…

Nejmar duket se eshte penduar shume per largimin e tij nga Barcelona ne drejtim te Paris Sen Zhermenit per vleren e 222 milione Euro. Sipas te perditshmes spanjolle El Mundo Deportivo, braziliani ndjen nostalgji per klubin qe e konsideron si shtepine e tij dhe ka kerkuar kthimin te katalanasit.

Gjithnje sipas kesaj te perditshmeje, Nejmar e beri kerkesen e tij te drejtuesit e Barcelones me lote ne sy dhe ne te njejten menyre kishte komunikuar edhe me ish shoket e tij te skuadres. Por te Barcelona duket se nuk duan t’ia dine per nostalgjine e Nejmarit. Kampionet e Spanjes nuk e kane harruar largimin dhe sjelljen e brazilianit veren e kaluar, nderkohe qe eshte edhe ceshtja e levizjeve te merkatos. Barcelona i investoi te ardhurat e perfituara nga shitja e Nejmar per te sjelle ne skuader zevendesuesit e tij keshtu qe nuk ka asnje plan per te nisur tratativat me Paris Sen Zhermenin per sulmuesin 25 vjecar.

Sfidanti.al