Nejmar i dëmtuar, Mbape zëvendësohet për dëmtim, ç’ndodh me PSG-në?!

Të kuptohemi, sulmuesi francez nuk u lëndua, por trajneri i Paris SG, Tomas Tuhel vendosi ta zëvendësonte në ndeshjen e fundit të Ligës së Parë të Francës për të mos rrezikuar. Ishte minuta e 74-ët dhe kampioni i botës doli nga loja në stadiumin e Nantës zëvendësuar nga Fadiga. “Ne po i shkatërrojmë lojtarët tanë, – është ankesa e Tuhelit, – kjo ngarkesë do të sjellë dëmtime të tjera”. Nejmari mungoi në këtë ndeshje për shkak dëmtimi, ndërsa nuk duhet harruar se PSG-ja pati probleme në fillim të sezonit për shkak të koronavirusit, me Mbapenë e Nejmarin që nuk luajtën ndeshjet e para. Ander Herrera realizoi në 47’, Mbape në të 65-ën dhe Sarabia fiksoi shifrat dy minuta para fundit. Paris SG kryeson kampionatin me 21 pikë në 9 ndeshje, Lila ka 18 me një ndeshje më pak.

Sfidanti.al