Robert Pires në intervistë: E shoh Mbappe te Real Madrid

Kylian Mbappe është shndërruar në objektivin e Realit të Madridit. Sulmuesi francez ka me Paris Saint Germainin një kontratë deri në vitin 2022, por deri tani nuk e ka rinovuar atë dhe kjo i jep shumë shpresa klubit madrilen. Ai që ia ndez akoma më shumë këto shpresa Los Blancos është Robert Pires i cili në një intervistë të tij për të përditshmen spanjolle AS, ndër shumë tema të tjera, foli edhe për të ardhmen e Mbappe që sipas tij do të jetë pikërisht në kryeqytetin spanjoll

‘sigurisht që e shoh Mbappenë te Reali i Madridit-tha Pires kur u pyet në lidhje me një kalim të mundshëm të talentit 21 vjecar te skuadra merenges-Jam francez, më pëlqen paris Saint Germaini dhe do të më pëlqente që ai të qëndronte në Ligue 1, por nëse dëshiron të përmirësohet në karrierën e tij, duhet të transferohet te Reali i Madridit’.

sfidanti.al