Zidanit i ka ardhur në majë të hundës: Sulmet ndaj Realit po na dëmtojnë!

Situata jashtë fushës së lojës, jashtë klubit, cilësohet si një problem i madh. Kështu mendon dhe kështu u shpreh Zinedin Zidan, ndërsa foli pas fitores 4-1 ndaj Hueskës në kampionat, duke mbrojtur Realin e tij. “Ne luajtëm një ndeshje si një finale, pasi na duheshin tri pikët, – tha trajneri francez, – jam i lumtur për golat e Benzemasë, për paraqitjen e Hazarit dhe nuk habitemi për nivelin e treguar nga Valverde. Ai po tregon vazhdimësi”. Gjithsesi, Zizuja pati ankesa. “Ambienti nga jashtë nuk na ndihmon, – tha ai, – gjithnjë thuhet se ne nuk shënojmë shumë gola, se ne nuk luajmë mirë. Duhet forcë e madhe psikologjike, shpenzim i madh nervor, për të luajtur në kushte të tilla”. Natyrisht, Zidani e di se kështu do të jetë edhe në të ardhmen, por si trajner i takon që të mbrojë lojtarët dhe shpreson që sulmi i tij ndaj mediave të ndryshojë pak mënyrën e paraqitjes që ato i bëjnë Realit.

Sfidanti.al