Pas Neymar, Paris Saint Germain po pargatitet të realizojë një tjetër goditje të madhe në merkaton e transferimeve; blerjen e Kylian Mbappe. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja franceze ‘Le Parisien’, transferimi i 18 vjecarit në kryeqytetin e vendit transalpin është fakt i kryer dhe shumë shpejt ai do të bëjë prezantimin e tij me fanelën e Paris Saint Germain. Në këtë situatë për klubin parizien bëhet e paevitueshme nxjerrja në merkato të disa prej futbollistëve të tij në mënyrë që të mos pësojë sanksionet e UEFA-s. Krychowiak pëlqehet nga Lyoni, por ky i fundit ngurron për blerjen e futbollistit për shkak të pagës së lartë që polaku përfiton te PSG, ndërsa Aurier është shumë pranë kalimit te Tottenham për 25 milionë Euro. Pritet t’i japë lamtumirën PSG edhe Guedes i vënë në shënjestrën e Valencias, nderkohe qe e njejta histori eshte edhe për Draxler, Lucas Moura, Di Maria apo Ben Arfa
sfidanti.al