Keylor Navas mendon se goli qesharak u shënua pasi ai është djathtak dhe se nuk mundi ta përdorë ashtu siç duhet dorën e majtë.
Real Madridi mori me vështirësi tri pikë ndaj Betis, duke shënuar golin e fitores në minutën e 81’të përmes Sergio Ramos.
Në pjesën e parë, Navas bëri një gabim qesharak, duke shtyrë topin në portën e tij. Ai thotë se kjo i ndodhi pasi nuk luan mirë me të dy duart.
“E ndala topin dhe kur tentova të kapi atë, nuk bëra më të mirën. Unë luaj me të djathtën, ishte një fat i keq. Është diçka që ju nuk dëshironi ta shikoni”, tha ai.
“Por, duhet të vazhdojmë të punojmë, të gjithë jemi së bashku dhe kam mbështetjen e ekipit. Kam besimin e stafit, trajnerit dhe të gjithëve. Do të punoj qetë dhe bëj punën time”, deklaroi më tej Navas