Monako po çmendet me Mbapen, oreksi ka kapur 130 milionë

Skuadra e Monacos ia ka caktuar çmimin yllit të ri francez, Kylian Mbappe,pasi të gjithë e lakmojnë.

Sipas tabloidit britanik, Express, drejtuesit e Monacos ia kanë caktuar çmimin yllit të ri francez, Kylian Mbappe.

Kush dëshiron ta transferoj 18 vjeçarin duhet t’i paguaj skuadrës së Monacos 130 milionë funte (ose 150 milionë euro), përcjell Express.

Mbappe ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha si Barcelona, Real Madrid e Manchester United.

Por, këta të fundit po llogariten si favorit për ta transferuar francezin.