Rafa Nadal dhe Enrike Iglesias inaugurojnë restorantin “Tatel” në Majami

Një nga tenistët më të mirë të botës, Rafael Nadal, dhe një nga yjet botërorë të muzikës, Enrike Iglesias, inauguruan, ditët e fundit, restorantin e tyre modern “Tatel” në Majami. Të dy ata, së bashku me basketbollistin e njohur Pau Gasol, tanimë, janë pronarë të restoranteve “Tatel” në Spanjën e tyre të lindjes. Lokali në Majami ndodhet në hotelin luksoz “Ritz Carlton South Beach”. Nadali dhe Iglesiasi organizuan, me këtë rast, një mbrëmje argëtuese të paharruar, shkruante, dje, “Majami Heral”, duke shtuar se Enrike u deklaroi mediumeve se ai është krenar që hapi një restorant “Tatel” në Majami, ku ai, prej vitesh, jeton me ish-tenisten ruse Ana Kurnikova.

sfidanti.al